Rasti ka ndodhur në Gjilan

Rasti ka ndodhur në Gjilan

Policia e Kosovës dje ka arrestuar tre persona, të cilët kishin organizuar faljen e namazit në shtëpi duke mos respektuar vendimet për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Arbëria” të Gjilanit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit të ndërprejë të gjitha aktivitetet fetare. Myftiu Naim Tërnava ka bërë të ditur se kanë vendosur të pezullojnë shkuarjen në umre, namazin u xhumasë, namazet ditore me xhematë, si dhe çdo formë tjetër të organizimit. /21Media