Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Osmani dhe Orlando kanë diskutuar për Covid-19, sfidat dhe mundësitë me të cilat Kosova dhe Italia do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme.

Orlando ka thënë se e kishte nderin të pritej në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

“Unë e urova atë dhe diskutuam për #Covid-in, sfidat dhe mundësitë me të cilat vendet tona do të përballen së bashku në muajt dhe vitet e ardhshme. Ne u pajtuam që të vazhdojmë forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar Orlando në Twitter./21Media