Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando, ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtëmujore të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe ka uruar Gjermaninë, e cila merr kryesimin e radhës.

Ai ka cituar kryeministrin italian Giusseppe Conte të ketë deklaruar se është koha për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe shpreson që vendet anëtare të BE-së hezituese do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës nga ana e Gjermanisë.

Siç tha kryeministri @GiuseppeConteIT në Zagreb: së shpejti presim #liberalizimin e vizave për #Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit gjerman. Është koha!“, shkroi abasadori.