Orlando: Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës.

Orlando ka shkruar në Twitter se këtë ditë po festojnë intuitën e etërve tanë themelues se vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi shoqëror.

“Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet guxim si në Kosovë dhe Evropë. Përpara”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së kishin vendosur që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës. Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Back to top button