Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando, ka vizituar sot memorialin e Jasharajve në Prekaz, duke iu bashkuar kështu vizitës së mëhershme të kolegut të tij nga Ambasada britanike Nicholas Abbott.

Orlando ka thënë se Italia do të vazhdojë ta mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik.

Iu bashkova shembullit të sotëm të Nicholas Abbott duke nderuar memorialin e Jasharajve në Prekaz për të kujtuar ndërhyrjen humanitare që çoi drejt pavarësisë. Italia ishte në krah të kosovarëve në vitin 1999. Ne vazhdojmë të mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik”, ka shkruar Orlando në Twitter./21Media