Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, para fillimit të ndeshjes së Kosovës tejet të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut.

Orlando përmes një postimi në Twitter ka shkruar se përkundër mungesave të rëndësishme, Kosova mund t’ia dalë edhe sonte.

“Kësaj radhe fatkeqësisht pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin… por ende… Forca #Kosova!!”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova në këtë ndeshje, do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica./21Media