Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, në Ditën e Çlirimit tha se rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat.

Si ofruesi më i madh i sigurisë në Kosovë, Italia u bashkohet festimeve të 21-vjetorit të çlirimit. Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë çdo ditë përmes KFOR-it dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja për vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe demokracinë”, shkroi Orlando.

Tutje ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për 70 mijë ushtarët italianë të cilët shërbyen për të sjellë dhe ruajtur paqen dhe demokracinë në Kosovë, si dhe për të rënët.

Italia është gjithmonë mirënjohëse”, përfundoi ambasadori./21Media