OSBE për rastin në Shtërpcë: Veprimi i shpejtë i Policisë i mirëseardhur

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
Në reagimin e OSBE-së gjithashtu është përmendur edhe veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e të dyshuarit, sipas tyre ky veprim është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë
“Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”- shkruan OSBE./21Media

Back to top button