OSBE për RTV21: Kemi marrë letrën e Kurtit, të gatshëm që të mbështesim mbledhjen e votave

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i tha RTV21 se ka pranuar letrën e Kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe.
Misioni ka deklaruar se Misioni mbetet i gatshëm që të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme.
”Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë letrën e Kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe. Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, në parim Misioni mbetet i gatshëm që të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Me fjalë të tjera vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual, nëse kemi bashkëpunim nga të gjitha autoritetet relevante në Kosovë dhe nëse garantohet mbështetje e nevojshme e sigurisë nga Policia e Kosovës, si reaguese e parë. Misioni e ka njoftuar qeverinë serbe me përgjigjjen e Kryeministrit Kurti’, thuhet në përgjigjen e OSBE-së./21Media