Osmani afër Begajt në cremoninë e inaugurimit të Milatoviq
Presidentja Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Pamje nga arritja e Osmanit në këtë ceremony ka publikuar Presidenca e Kosovës
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit.
Millatoviq bëri betimin në inaugurim para deputetëve dhe mysafirëve të shumtë.
Në mesin e të ftuarve ishin liderët e vendeve të rajonit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq./21Media