Partneritet strategjik të thellohet edhe më tej

Partneritet strategjik të thellohet edhe më tej

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” tha se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës.

“Ato që tani janë të gatshme të kontribuojnë në operacione të paqes jashtë territorit të vendit, në partneritet dhe koordinim të plotë me NATO-n. Por, ne duam që ky partneritet strategjik të thellohet edhe më tej. Prandaj, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani. /21Media