Osmani anulon konkurset e reja në Zyrën e Presidencës
26 Nëntor 2020
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka marrë një vendim tjetër.
Osmani sot ka miratuar pezullimin e konkurseve aktive për rekrutim në Zyrën e Presidencës së Republikës. Gjithashtu, ka ndaluar shpalljen e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit deri në një vendim të ri.
Lajmin për portalin rtv21.tv. e ka konfirmuar Presidenca e Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dje shfuqizoi katër dekrete për konsujt të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Shkarkimi i tyre vije me arsyetimin se konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada./21Media