Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut duhet të përballen me drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar pse situatës së tensionuar në Veri të Mitrovicës ku janë sulmuar, policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Osmani në Twitter ka shkruar se ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.

”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Back to top button