Osmani bashkë me ish-presidentët nderuan Rugovën, e quajtën arkitekt të shtetit

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish presidentët bënë homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës, kjo për të shënuar Ditën e Presidentit.

Në Ditën e Presidentit, ata nderuan siç thanë arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili udhëhoqi vendin në periudhat më të rënda me të cilat po përballej populli shqiptar.

Presidentja Osmani pas homazheve tha se 14 maji është ditë e rëndësishme sepse qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe treguan që askush nuk mund të ndalte rrugën e tyre të drejtë për një shtete të pavarur.

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova sot jam e ndërruar që sëbashku me ish presidentet e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shteti tonë , njeriun i cili e bëri bashkë popullin e Kosovës, në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësisë së vendit tonë. 14 maji është ditë e rëndësishmi sepse përafërsisht rreth tri dekada qytetarët e Kosovës treguan se cili është vullneti i tyre. Treguan që askush nuk mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtete të pavarur. Prandaj duke e marrë për bazë kur ishin edhe zgjedhjet e para ku shqiptarët merrnin pjesë masovisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë. Presidenti Rugova pikërisht 24 majin e shpalli si ditë të Presidentit. Njëkohësisht kjo ditë na kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit, në sigurimin e funksionimit kushtetutës të institucioneve të vendit. Dhe natyrisht si presidente e vendit për mua është e rëndësishme që arkitektin e shtetit tonë ta kujtojmë ta përkujtojmë sëbashku me titullarit e këtij institucioni në faza të ndryshme të ndryshëm të historisë sonë”, tha Osmani.

Ditën e Presidentit po e quan një nga ngjarjet më të rëndësishme edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Sejdiu theksoi edhe se 24 maji i 1992 ishte edhe një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta.

“Unë vërtetë mund të them se është një nga ngjarjet e rëndësishme ajo që është zhvilluar në vitin 1992, ishin zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, ishte prova e parë, ishte referendumi i përsëritur i Kosovës për lirinë dhe pavarësisë e saj dhe ishte një eo e madhe tek qytetarët dhe pjesë ndërkombëtare e gjithë atyre që kanë dashur dhe kanë vrojtuar Kosovën me simpati. Presidenti historik doktor Ibrahim Rugova është ikonë e pashembullt në gjithë epokat. Varetë ne duhet ta kujtojmë me pietet peshën e vendimeve të tij dhe vizionit që ai e ka trasuar për ecjen tonë. Dhe natyrisht e them që kjo ditë simbolike shënon një kërkesë, një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”, u shpreh Sejdiu.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në periudhat më të rënda.

“Por 24 maji është një datë e veçantë sepse neve po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, presidentin historik iu cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pikërisht me 24 maj 1992. Presidenti Rugova ishte ai i cili udhëhiqi popullin Kosovës në periudhat më të rënda në të cilat neve po ballafaqofshim si popull dhe shtet në rrezikun e shfarosjes edhe të kombit tonë që neve ballafaqoheshim në periudha të rënd[…]në këtë ditë më gëzon fakti sepse neve po përçojmë edhe një mesazh të rëndësishme, mesazhin e uniteti jo vetëm për neve si ish-presidentë bashkë me presidenten aktuale, për nevojën dhe domosdoshmërinë e të qenit unik sidomos në proceset më të rëndësishme për vendin tonë edhe në këtë periudhë të pandemisë”, tha Jahjaga.

Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli u shpreh se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë shumë për demokracinë e vendit, për çka thekson se duhet të kujtohet përherë me manifestime.

Është një ditë përmes së cilës e, kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Mos të harrojmë asnjëherë presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe demokraci kështu që ia ven gjithmonë ta kujtojmë me një manifestim simbolikë”, tha Pacolli.

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga do të vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Back to top button