Vjosa Osmani, u.d së presidentes së Kosovës, bëri të ditur se po konsolidohet një listë, e cila sipas saj do të përmbajë njerëz me integritet, me të cilën do të garojë në zgjedhjet, të cilat Osmani beson se do të mbahen së shpejti.

 

Osmani tutje tha se është në proces të diskutimit me liderin e Lëvizjen Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të bashkëpunuar së bashku.

Osmani është e bindur se bashkimi i forcave me Vetëvendosjen është i domosdoshëm për t’u marrë siç u shpreh ajo, me çkapjen e shtetit./21Media