Nxënësit e presin kryeparlamentaren me program artistik

Nxënësit e presin kryeparlamentaren me program artistik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u njoftua për së afërmi me punën që zhvillon kjo shkollë.

Osmani tha se arsimi është baza e themelimit të një shteti dhe se pa arsim nuk ka as shtet të suksesshëm, andaj i këshilloi nxënësit që të mësojnë.

Përgjatë viteve të profesionit tim dhe përvojës sime, roli i mësueses së parë është i pazëvendësueshëm. Prandaj këshilla ime për fëmijët e vegjël që janë në klasën e parë të dytë e të tretë është që sa më shumë të mësojnë nga mësueset e mësuesit e tyre të parë sepse së bashku me prindërit ata ndikojnë jo vetëm në ndërtimin profesionit por edhe në ndërtimin tonë si njerëz. Ndërtojmë parimet se si sillemi ne me njëri-tjetrin, na ndihmojnë ta ndërtojmë dhe ta kultivojmë humanen, njerëzoren brenda nesh”, tha Osmani.

 

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, e falënderoi kryeparlamentaren për vizitën e saj në një nga shkollat e Prishtinës dhe pasi uroi të gjithë të pranishmëve 7 dhe 8 Marsin, Shala iu drejtua mësueseve duke iu thënë se fëmijët janë pjesa më e privilegjuar e punës çdo ditë dhe duke ia përkujtuar sa me fat janë që kanë një punë të tillë.

Nxënësit për nder të vizitës së kryeparlamentares kishin përgatitur një program artistik me këngë, violinë, monolog, piano dhe me një pjesë baleti./21Media