Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë.

Osmani në Twitter ka shpërndarë një lajm në të cilin thuhet se Vuçiq i bëri Kosovës karahasim me konfliktin në Nagorno-Karabak.

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.