Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekejes s ëish- drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit. Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e  vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron! Ngushëllime komunitetit artistik! Pusho në paqe mjeshtër!​”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentares Osmani.

 Ahmet Brahimaj vdiq sot në moshën 66 vjeçare. Ceremonia e vrrimi i Brahimajt, siç njoftuan familjarët e tij, do të mbahet sot në orën 16:00, në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë në komunën e Pejës.