Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në TV21, deklaroi se çelsi për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është në Reçicë të Vogël.

“Absolutisht po, BDI është fitues absolut te shqiptarët por është edhe përcaktues për rrjedhat politike në të ardhmen dhe është e mirë kjo sepse është një organizat e parashikueshme politike, stabile tek të cilët ndihen njerëzit rahat kur udhëheq proceset politike dhe si garantues i marrëveshjeve dhe garantues i orientimit euroatlantik i vendit. Nuk mundeshte të jetë më mirë se sa BDI të jetë çelësi të jetë faktori, duke qenë stabilizatori i këtij vendi dhe të ardhmes së vendit”, deklaroi ai./TV21