Dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”, Kadare: S’ka nderim më të madh për një intelektual shqiptar


Dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”, Kadare: S’ka nderim më të madh për një intelektual shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina“ , shkrimtarin Ismail Kadare.

Për këtë Kadare u shpreh i lumtur duke thënë se nuk ka nderim më të madh për një intelektual shqiptar.

Ai po ashtu pas dekorimit përmendi se populli shqiptar ka kaluar nëpër shumë sfida e vështirësi, por sipas tij vet mbledhja në këtë ngjarje tregon triumf, shkruan portali rtv21.tv

“Të dashur njerëz të Kosovës, njerëz të letrave të artit të kulturës, së pari iu falënderoj jam shumë i prekur të jem midis jush në këtë nderim kaq të madh, çdo njeri çdo shqiptar normal do ta ëndërronte një gjë të tillë, është një fat i rrallë që një popull të të nderojë dhe të të quajë bashkëmbrojtës të të drejtave të tij të lirive të tij sidomos kur ky popull e ka rrugën e historisë shumë të vështirë. Për fat të keq Shqipëria ka pasur një rrugë të gjatë historike të shkelur me këmbë nga forcat e tjera të huaja e të jashtme por për fat të mirë ajo i ka kapërcyer gjatë shekujve me mënyra të ndryshme i ka kapërcyer vështirësitë, retë të errëta të historisë, qiellin dimëror dhe gjithçka që mund ta pengojë një popull të marrë frymë lirë. Ne këtu vet mbledhja jonë këtu, grumbullimi në këtë sallë nga shqiptarët e të gjitha zonave të Ballkanit tregon këtë triumf të gjatë shekullor të kombit shqiptar, nga një triumf të tillë asnjë komb nuk heq dorë. Ky është triumf për vetën e vet për lirinë e vet,  gëzimin e vet të ardhmen e vet me një fjalë është një triumf për atë që quhet qytetërim njerëzor universal i kësaj bote ku jetojmë. Prandaj edhe njëherë shpreh për këtë mirënjohje ime për këtë organizim tuaj për këtë ftesë që ma bëtë, për këtë mendimin tuaj të fismë që të më nderoni për një gjë të tillë nuk ka nderim më të madh për një intelektual shqiptar se sa kjo që po përjetoj unë në këto çaste bashkë me ju”, tha Kadare.

Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi lartë veprën e Kadaresë duke e cilësuar atë si si enciklopedi të jetës së rëndomtë shqiptarëve e historisë së tyre e dokeve dhe traditave e mbi të gjitha të gjuhës shqipe.

Osmani në emër të qytetarëve dhe të institucioneve po ashtu falënderoi Kadarenë për krijimtarinë letrare dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve ne botë.

„Prania juaj në hapjen e panairit të librit në Prishtinë është edhe një mesazh i fuqishëm për letërsinë dhe kulturën tonë përgjithësitë, jam po kaq e lumtur që sot  unë  të ia shpreh mirënjohjen e thellë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të saj të kryeveprave letrare që i keni shkruar të xcilat përmbajnë një ndër thesaret më të rend kulturore tonat, por krahas veprimtarisë letrare ju keni qenë vazhdimisht një pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.


Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Shkrimtari Ismail Kadare do të dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”, nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ceremonia e do të zhvillohet në ora 14:15 në Kabinetin e Presidentes.

Kadare po qëndron në Kosovë që nga e marta, ku ishte i pranishëm në Panairin e Librit “Prishtina 2023”.

Kadare po ashtu të martën u prit në takim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./21Media

Back to top button