Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka dekretuar dje Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar menaxherja e Zyrës së Kryetares së Parlamentit të Kosovës, Egnesa Vitia.

“Po është dekretuar dje”, ka thënë Vitia për portalin rtv21.tv.

Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, në vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe./21Media