Osmani takohet me Ahmetin

Osmani takohet me Ahmetin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Komunën e Prishtinës dhe ka përgëzuar kryetarin Shpend Ahmeti për menaxhimin e deritashëm të situatës me pandeminë Covid-19.

Osmani dhe Ahmeti theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.

Kryetarja potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Në fund, të dy kryetarët kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.​/21Media