Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufc, në ora 11:30 do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë.

Ndërsa, më pas Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek.

Në masakrën e Poklekut forcat paramilitare serbe vranë 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani, shumica prej të cilëve ishin gra, fëmijë e pleq. Ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra fëmijë e pleq.