Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishin edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ajo ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mënyrat se si t’iu ndihmohet komuniteteve në Kosovë.

E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth koronavirusit dhe zhvillimet politike, e po ashtu për idetë rreth ligjeve që mund të ndihmojnë komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.