Osmani dhe shefi Zyrës së BE-së diskutuan për zhvillimet e fundit
22 Dhjetor 2020
U.d. e Presidentit, Vjosa Osmani sot mbajti takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore.
Siç informoi presidenca, palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid-19, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës.
“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media