Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Aremend Zemaj të shoqëruar edhe nga drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ata diskutuan për pandeminë konkretisht mbi  gjendja aktuale në sferën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 si dhe mundësitë e koordinimit institucional.

U.d. Presidentja Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19. Ajo ka shfaqur gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në nismat e saj që kanë për synim përballimin e pasojave nga pandemia.

Ndërkaq ministri Zemaj e ka njoftuar u.d. Presidenten për masat anticovid, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar. Ai ka thënë se vendimet e MSH-së do të jenë në përputhje me situatën në terren.

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve pozitivie me koronavirus. Vetëm dje janë shënua 637 raste të reja nga 1712 të testuara. Numri total i rasteve pozitive  prej paraqitjes së virusit për herë të parë në Kosovë në mars është 24.792 prej tyre 768 kanë vdekur dhe 16.226 janë shëruar ./21Media