​Osmani: Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë

Është bërë hapja e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj fushate, ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së gruas së vrarë sot në Prishtinë.
“Nuk mund të vazhdoj fjalën time pa shprehur ngushëllimet e mia për gruan e vrarë sot në Prishtinë. Është një grua e vrarë nga bashkëshorti, edhe një rast që na tronditi të gjithëve, kjo na bën që secili prej nesh të vazhdojmë punën edhe më shumë, edhe më fort që raste të tilla të mos dëgjojmë kurrë më. Nga këtu kërkojmë drejtësi për gruan e vrarë sot, por edhe gjitha grave të tjera”, tha ajo.
Sipas saj, dhuna në familje është e dënueshme dhe nuk guxon të tolerohet.
“Dhuna e përsëritur nuk është raportuar, dhunuesve u kemi dhënë edhe një mundësi për një tjetër viktimë. Gjatë këtij mandati qeverisës kemi hartuar strategjinë, kemi miratuar ligjin për ndihmë juridike falas. Së fundmi kemi miratuar edhe ligjin për kompensimin”, ka shtuar ajo.
Haxhiu ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të raportojnë dhunën. Ajo shtoi se çdo grua e vajza duhet të ecë rrugëve pa frikë nga ngacmimi dhe sulmi.
Në hapjen e ceremoninë së kësaj fushate po marrin pjesë ambasadorë të huajë, deputetë, ministra e organizatat të huaja e vendore.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në mëngjesi i sotëm e lajmin e kobshëm, për vrasjen e një gruaje në Prishtinë.
“Në mëngjesin e hershëm një burrë vrau një grua në mënyrën më makabre. Në këto qaste shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, nuk mund të ketë tolerancë për gjyqtarët e prokurorët e as për dhunuesit.
“Ne flasim shumë për vlera familjare, ne krenohemi me atë çfarë përfaqësojmë, por me keqardhje e them që nuk mund të flasim për vlera më kur dhuna bëhet përditshmëri. Dhuna në baza gjinore është kanceri i shoqërisë”, ka shtuar Osmani.
Në ceremoninë hapëse të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, presidentja Osmani ka thënë se asnjë gur nuk duhet të mbetet pa lëvizur për të ofruar siguri për gjithë qytetarët pa dallim.

Back to top button