Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç ka bërë të ditur Osmani me ta ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

“Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falënderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.

Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Ëashington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe Liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Pas kësaj Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington e këtë e ka bërë edhe Kryeministri Avdullah Hoti./21Media