Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.

Për këtë çështje Osmani ka thënë se është në  koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media