Sot, më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dorezoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova”, për aktivisten dhe humanisten Sevdije Ahmeti.

Në emër të Presidences, dekorata iu dorëzua familjes së Sevdije Ahmeti. Sevdije Ahmeti (1944-2016) ishte ideatorja dhe shtyllae lëvizjes së grave në Kosovë. Në mesin e mbrojtësve më të hershëm të të drejtave të grave si të drejta të njeriut në Kosovë, ajo ishte udhëheqëse,aktiviste, feministe.

Me 12 shkurt 2019, RrGK dërgoi propozimin zyrës së Presidences e cila u aprovua nga Presidenti në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si nderim per kontribuesen e madhe të të drejtave të njeriut, veçmas të të drejtave të gruas./21Media