Zyra e U.d. së Presidentes së Kosovës sonte informoi se U.d. Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Siç u theksua në komunikatën e përbashkët të U.d së presidentes dhe ambasadorit, Osmani dhe Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin.

“Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosoven si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.”, u bë e ditur në komunikatën e Presidencës./21Media