Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani e Hovenier diskutojnë për fushën e energjetikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.
Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore në fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Me tej, Osmani dhe Ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button