Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë tonë
Sot me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së.
Presidentja, Osmani në një fjalë rasti ka theksuar se ngjarja që i ndodhi familjes Jashari shënoi një kthesë të madhe për Kosovën.
”Familja Jashari është portreti i lirisë tonë”, ka thënë Osmani.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe kryeministri, Albin Kurti, kryepalamentari, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari./21Media