Kryetarja e Kuvendit dhe u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, foli për raportin e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo tha se raportet e saj me Ramën në baza personale janë të parëndësishme.  Deklaroi se  në Shqipëri ka shkuar si përfaqësuese e Kosovës.

Kurse sa i përket takimit të sotëm me kryeministrin Rama i cili u mbajt me dyer të mbyllura Osmani tha se është bërë me vendim nga Kryeministria.

Sa i përket rezoltuës për gjenocidin Osmani bëri të ditur se nuk ka amrrë përgjigje nga Rama pork a marrë përkrahje të plotë  nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Osmani deklaroi se në Shqipëri ka shkuar për ta kërkuar ndihmën e këtij vendi.

Kosova ka nevojë për këtë ndihmë sidomos tani kur e vërteta po përmbyset para syve tanë, kur dikush po përpiqet neve të na paraqesë si agresorë e Serbinë si viktimë, për ketë arsye duhet t’i bashkojmë forcat.”, u shpreh ajo./21Media