Osmani kërkon të respektohen rregullat e liberalizimit

(Lajm i përditësuar)
Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut të enjten, ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që t’i respektojnë rregullat që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
“Të respektohen të gjitha rregullat që janë pjesë e sistemit të liberalizimit të vizave”, tha ajo.
Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se fokusi në këtë vit e sidomos në pjesën e dytë të vitit ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë.
“Viti përpara kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve të fusha të ndryshme të cilat ua kemi borxh qytetarëve tanë”, tha ajo.
Osmani mban sot takimin e Këshillit për Demokraci
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë sot (e enjte) takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Sipas njoftimit, takimi do të fillojë nga ora 9:30.