Osmani: Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Sipas saj, liria dhe ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike.
“Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë.
Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike.Sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë tonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO.Një moment i vërtetë krenarie shënimi i Ditës së Forcës bashkë me gratë dhe burrat tanë në uniformë”, ka shkruar Osmani në Facebok./21Media
Back to top button