Osmani fton japonezët të investojnë në Kosovë

1 min read

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshimitsu Motegi.

Osmani tha se ky takim ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë dhe për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Pas pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, sot në Tokyo u prita edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Toshimitsu Motegi. Ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë e për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por poashtu për të falenderuar institucionet japoneze për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë”, shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja udhëtoi dje pë në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezente në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020./21Media