Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar një mori kritikash ndaj kryetarit te LDK-së, Isa Mustafës.

Ajo ka thënë se gabimi më i madh i jetës së saj është se i ka besuar Mustafës. Jo vetëm kaq Osmani e ka quajtur Mustafën pa pikë njërzillëku.

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku… Megjithatë, gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës. Madje këtë gabim e bëra për herë të dytë, me shpresën se ai nuk do të kthehej përsëri tek idhujt e tij politik në PDK & Co.Ai, jo vetëm që e keqpërdori këtë besim por tani vazhdon me sulme banale e të pavërteta kundër meje pikërisht për ta arsyetuar koalicionin me PDK-në për të cilin ai po punon ditë e natë. “, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje kryeparlamentarja ka thënë se ajo është meritore që për rezultatin e zgjedhjeve. “Humbësi i shumëfishtë i zgjedhjeve tani më paska akuzuar mua për humbje të zgjedhjeve. Por, ai e di shumë mirë se mua më ofruan të kandidojë për Kryeministre për shkak se ai dhe të tjerët (me një përjashtim) NUK GUXUAN të dalin e të përballen në zgjedhje me Kurtin. “/21Media

Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë,…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Dienstag, 6. Oktober 2020