U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar Rifat Jasharin me Urdhrin e Lirisë, sot për me rastin e festive të 28 Nëntorit.

“Prandaj sot, më 28 nëntor, në këtë festë të të gjithë shqiptarëve dhe në ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, kam vendosur t’i ndajë Urdhrin e Lirisë, bacës Rifat Jashari. Akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë.”, ka njoftuar Osmani në Facebook.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se eremonia e ndarjes së Urdhrit do të organizohet në Presidencë sapo të kthehet Rifat Jashari të kthehet në Kosovë.

Paraprakisht ajo ka përmendur kontributin e tij dhe familjes Jashari për lirinë e vendit./21Media