Kryeparlajmentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ruan komunikimin me LDK-në, mirëpo nuk flet me liderin  këtij subjekti politik, Isa Mustafën.

“Unë nuk kam fare mungesë komunikimi me LDK si parti. E përmenda zotëri Hotin si kryeministër, por nuk është krejt LDK-ja Avdullah Hoti. Jo në kohët e fundit nuk kam komunikim me zotrin Mustafa por kam komunikim me komplet grupin parlamentar të LDK-së dhe komunikim të shkëlqyer”, ka thënë Osmani Desk.

Para pak ditësh , Osmani ka drejtuar një mori kritikash ndaj  kryetarit te LDK-së, Isa Mustafës. Ajo ka thënë se gabimi më i madh i jetës së saj është se i ka besuar Mustafës. Jo vetëm kaq Osmani e ka quajtur Mustafën pa pikë njërzillëku.