Osmani kërkon që KQZ-ja të shqyrtojë vendimin për votuesit jashtë Kosovës

 

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit të marr sot për verifikim të aplikimeve përmes telefonit.

Në një letër drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, Osmani i ka kërkuar rishqyrtim të këtij vendimi, duke theksuar se ky vendim mund të krijojë rrethana në të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.

E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante“, ka shkruar Osmani në Facebook.

Pas vendimit të mbledhjes së fundit të KQZ-së për verifikimin e votës së mërgatës kanë reaguan përfaqësues të organizatave jo qeveritare nga diaspora. Për RTV21 thanë se ky vendim i KQZ-së është pengesë dhe padrejtësi shtesë ndaj votuesit. /21Media

Back to top button