Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani sot ka marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.

Osmanit, detyra i është dorëzuar nga këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj. Në fjalimin e parë drejtuar qytetarëve nga ky funksion i ri, Osmani tha se vendi po kalon ditë të vështira dhe se qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj republikës.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, tha ndër tjera Osmani./21Media