Osmani: Votën e 61 për qeverinë Hoti e siguroi presidenti Thaçi

Osmani: Votën e 61 për qeverinë Hoti e siguroi presidenti Thaçi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar pasi, sipas saj, në tërësi varet nga votat e Listës Serbe. Po ashtu ajo theksoi se votën e 61-të, Hotit ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues.
Osmani nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Ndjekim deklaratën e saj./21Media