Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas votimit të Qeverisë Hoti sot tha se: “Familja ime politike asnjëherë as nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi”.

Sipas saj, Qeveria e sotme varet nga Lsita Serbe dhe se votën e 61-të ia ”siguroi presidenti Thaçi”.

“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”, tha Osmani pas përfundimit të seancës.

Osmani sot nuk udhëheqi senacën për votimin e Qeverisë Hoti, ajo u kishte dhënë autorizimin nënkryetarëve. /21Media