Osmani: Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete të reja

Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan .
Osmani ka thënë se kryediplomatin sudanez janë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit”, ka shkruar presidentja në platformën X./21Media
During our meeting with @SouthSudanGov’s Foreign Minister, James Pitia Morgan, we discussed the potential of strengthening cooperation between our countries.
Kosovo is committed to continue building new partnerships with countries across the globe. 🇽🇰 🇸🇸 pic.twitter.com/XpBmMpk2RJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2024