Prishtina sot shënon 21 vjetorin e çlirimit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

“Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për…

Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, 11 June 2020