Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk është detyrë e një presidenti të zgjidh ngërçe rreth një presidenti tjetër.

“Sidomos e një u.d të presidentit, që e ka mandatin 6 mujor, në një rast kur përpjekjet për zgjedhjen e një presidenti nga ky parlament po bëhen me qëllim të shpëtimit të një qeverie”, tha Osmani në Click Plus të TV21.

Osmani theksoi se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet pas rilegjitimimit të kuvendit përmes zgjedhjeve.

 

Tutje Osmani tha se liderët do t’i ftojë për të diskutuar për tema të tjera si pandemia, qëndrimi i tyre për dialogun me Serbinë dhe assesi për temën e presidentit.