Osmani “mollë sherri” për Kurtin? Sa do të ketë jetëgjatësi Qeveria Kurti 3

 



Kasapolli: Opozita është e vde*ur, patriotizmi po matet me emrin e Sami Kurteshit

Pas votimit të Qeverisë Kurti 3 Gëzim Kasapolli në RTV21 ka kritikuar opozitën  duke thënë se ajo ka humbur drejtimin përballë pushtetit.

“Opozita është e vdekur. Nga ajo që dëgjuam nga dy liderët e partive opozitare, shihet se e kanë humbur idenë se si t’i kthehen kundër një pushteti autoritar. Kemi ardhur në një pikë ku njeriu shndërrohet në tradhtar dhe patriot brenda ditës, ku kutia matëse e patriotizmit dhe tradhtisë është Sami Kurteshi,” tha Kasapolli.

“Kurti shpërbleu emrat e përfolur për korrupsion”, Lama kritikon kabinetin Kurti 3

Analistja politike, Alma Lama në RTV21 ka komentuarpërbërjen e kabinetit të ri të Kurtit duke ngritur shqetësime për përfshirjen e emrave të përfolur për korrupsion.

“Kurti i ka shpërblyer ata emra që janë përfolur për korrupsion dhe për afera korruptive në mandatin e kaluar. Zonja Pacolli përmendi edhe emra të tjerë që janë përfolur për shkelje dhe afera korruptive, e që kanë qenë më të kritikuarit,” tha Lama./RTV21/21Media

 


Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.

Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që “nuk përfaqëson popullin serb”, duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.

“Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.

 



Hamza dhe Abdixhiku u drejtohen deputetëve

Pas ekspozesë së Kurtit, deputetëve iu drejtua Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht po flet Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dy ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional.


Kurti premton investime 1 miliard euroshe në mbrojtje: Do të prodhojmë dronët luftarakë

I mandatari për kryeministër Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut duke thënë se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ.

“Normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ, përmes marrëveshjes sonë bazike të Brukselit dhe ankesit të zbatimit të Ohrit. Por siç kemi vepruar në katër vitet e kaluara, normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve, pra si raport bilateral i jashtëm e jo ndërhyrje apo përzierje në çështje të brendshme. Qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në çdo cep të vendit tonë”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se do të vazhdojën të mbështesin Procesin e Berlinit.

“Do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Procesin e Berlint dhe tregun e përbashkët rajonal mbi bazën e barazisë dhe të përfaqësimit të barabartë sepse besojmë që fqinjësia e mirë evropiane dhe bashkëpunimi rajonal i kontribuojnë si paqes ashtu edhe sigurisë. Do të punojmë me këdo që shtrin dorën e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellët”, ka theksuar Kurti.

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të nisin projektin superpuna.

 

Kurti fillon ekspozenë duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ekspozenë e tij në Kuvend e ka nisur duke thënë se propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim të ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare

Ai ka thënë se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

“Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe njohur ndërkombëtarësht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, ka thënë Kurti.

 

 



Deputetët nisin të mblidhen, pas pak seanca për formimin e Qeverisë

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë nisur të mblidhen në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca për votimin e Qeverisë është paralajmëruar të filloj në ora 20:00.

Back to top button