Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 6 tetorin e vitit të kaluar, duke thënë se në këtë ditë Kosova shënoi kthesën më të madhe politike në 15 vitet e fundit.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot një vit më pas, “ky vullnet qytetar është përdhosur, ndërsa vota e tyre është tjetërsuar”.

Sipas saj Kosova, “frymon me pamjen e zymtë, si atë të para 6 tetorit, e cila e ka tjetërsuar vullnetin qytetar dhe e ka instaluar një qeveri, e cila jo vetëm që nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të vendit për ndryshim, por është e vendosur që t’u kundërvihet atyre”.

Më 6 tetor të vitit të shkuar Kosova shënoi kthesën më të madhe politike në 15 vitet e fundit. Qytetarët e saj treguan…

Posted by Vjosa R. Osmani on Tuesday, 6 October 2020