Osmani në Bruksel takohet me përfaqësues të disa shteteve të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten në Bruksel ka zhvilluar disa takime për të cilat ka njoftuar të sot.
Në rrjetet sociale, Osmani ka treguar se ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në NATO, Zeki Levent Gumrukcu, të cilit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme turke për ta ndihmuar Kosovën në anëtarësimin në NATO.
“Diskutuam paqen dhe stabilitetin në rajon dhe përpjekjet për t’i ruajtur të arriturat tona të përbashkëta”, ka shkruar ajo në Twitter.
In Brussels, I also met with 🇹🇷 Permanent Representative to NATO, Amb. Zeki Levent Gümrükçü.
Expressed our gratitude for Türkiye’s strong support to help Kosovo’s membership to NATO.
We discussed regional peace and stability, and efforts to preserve our joint achievements. pic.twitter.com/LiBXF3SFZP
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 8, 2023
Gjithashtu, një takim e ka pasur edhe me përfaqësuesit e QUINT-it në NATO, me të cilët Osmani ka thënë se shikuan mundësi kreative për progres dhe integrim euroatlantik.
Ndërkohë, bisedë ka zhvilluar edhe me ambasadoren amerikane, Julianne Smith, të cilës i ka thënë se Kosova është e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me SHBA-në./21Media